Kryetari i FRD Sali Shehu, ka reaguar në lidhje me dhunën e sotme ndaj kreut të PD Sali Berisha gjatë protestës së opozitës.
Ai është shprehur se sulmi ka tronditur jo vetëm opinionin në Shqipëri por edhe atë të huaj, pasi është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare.
Shehu tha se ngjarja errësoi samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë, si edhe shtoi se dënon me forcë atë që e quajti akt burracak.
Reagimi i plotë:
Te dashur Miq!
Sulmi i pabese sot ndaj j kryetarit të PD dhe liderit historik të së djathtës z Sali Berisha, ka tronditur sot jo vetëm opinionin shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mediat e huaja theksojnë që ngjarja shokuese e errësoi samitin e shumëpritur. Sot u kuptua fare qartë që pesha e diktaturës po rëndon gjithmonë e më shumë mbi vendin tonë. Dënojmë me forcë këtë akt burracak dhe iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që kjo ngjarje e paprecedentë të hetohet deri në fund.