Moti këtë edhe sot në fundjavë pritet të jetë i qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Pritet të kemi një të shtunë të kthjellët dhe me diell, duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e para të mëngjesit. Nga ana tjetër në zonat luginore do të ndihet prezenca e mjegullës të dendur, çka do të bëjë që të kemi shikim të reduktuar.
Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes do të fitojë shpejtësinë deri në 6-8m/s.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C
Shfaq Komentet (0)