Rruga Shtërpcë-Prevallë pritet të mbyllet, si pasojë e protestës së paralajmëruar pas plagosjes së dy të rinjve serb.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga është mbyllur prej orës 11:30 dhe pritet të hapet pasi të përfundojë protesta.
“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, njofton policia.
Kujtojmë se plagosja ndodhi mbrëmjen e së premtes, 6 janar ku dy të rinjtë 11 dhe 21 vjeç janë qëlluar teksa ishin duke lëvizur me automjet.