Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamatë mëngjesin e së premtes.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar dhe po shqyrtohet nëse është një nga dy personat që udhëtonin në makinë, e cila i bllokoi rrugën motoçikletës së viktimës, përpara se njëri prej atentatorëve të dilte nga makina për ta sulmuar.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të dyshuarit të dytë, ndërsa më herët makina e autorëve ndodhej në fshatin Kitries të Manit Perëndimor.
Kujtojmë se paraditen e djeshme të së premtes dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit i cili lëvizte me motor. Pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar.
Skenari më i mundshëm që po shikon policia është larje hesapesh për drogën.