![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ashtu siç ishte e bërë e ditur herët në mëngjes, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama në ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit kanë pritur gratë në Pallatin e Brigadave. Mikëpritësja ka qenë Linda Rama, e cila në ditën ndërkombëtare të gruas ka ndarë me publikun një nga momentet më të bukura të të qenit nënë.
Nga eventi i organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 8 Marsit, Linda Rama ka treguar se çfarë i ka ndodhur sot në mëngjes, ku protagonist ka qenë i biri, Zaho, i cili e ka emocionuar tej mase. “Zaho, sot me sinqeritetin e një bebeje më tha diçka që më befasoi, ‘ti mama Linda je shumë e bukur’. Aty më “çarmatosi” dhe më bëri të mendoj që fjala që kisha përgatitur ia vlente ta hidhja ne kosh dhe të mendoja që e nesërmja do jetë me diell e bukur si kjo ditë 8 Marsi”, – ka thënë bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama.