Një shtetas shqiptar është arrestuar në Turqi, pasi transportonte lëndë narkotike.
Mësohet se shtetasi Fatmir Ferko është ndaluar teksa transportonte në një kamion drogë, ku policia ka ushtruar kontrolle të shumta ku dhe gjetën në dyshemenë e mjetit rreth 122 kilogramë lëndë narkotike.
Mësohet se lënda po transportohej nga vendi ynë drejt Stambollit, ku pas informacionit që do të hynte drogë në Takirdag autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e kamionit.
Shfaq Komentet (0)