![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mjekia dermatologe, Rozana Çela ka zbuluar efektet e dëmshme të lyerjes së lëkurës me vaj ulliri tek fëmijët e tek të rritur gjatë ekspozimit në diell.
Në studion e “Panorama TV”, mjekja tha se nënat duhet të kenë kujdes në përdorimin në përdorimin e vajit të ullirit sepse mund të shkaktojë tek fëmijët acarim të lëkurës, irritim dhe skuqje më tepër se ç’duhet.
Ndërsa paralajmëroi ata që e përdorin për nxirje gjatë periudhës së plazhit se kjo gjë është shumë e dëmshme pasi shkaktoi djegie. Në të dyja rastet rekomandoi përdorimin e kremrave mbrojtës që blihen në farmaci.
Rozana Çela: E kam dëgjuar mitin e vajit të ullirit zakonisht në lëkurat e thata, apo lëkurat që kanë probleme siç është rasti i dermatiti atopik për hidratimin e lëkurës.
Dëgjoj shumë nëna që më thonë ‘e lyej me vaj ulliri për ta hidratuar’, duhet të kemi kujdesi në përdorimin në përdorimin e vajit të ullirit sepse mund të acarojë lëkurën, t’i japë irritim, skuqje më tepër se ç’duhet. Në rastin e mbrojtjes ndaj diellit janë të rekomandueshme kremrat solarë me faktorë të lartë nga 30 deri në 50, por kjo varet edhe nga tipi i lëkurës, Sa i përket faktit që kanë kimikate, në përgjithësi kremrat kanë kimikate, është e rëndësishme qe kremin që do vendosim ta marrin në farmaci sepse janë të kontrolluara dhe nuk krijojnë problematika.
E dëgjoj që përdoret edhe për nxirje në periudhën e plazhit. Kombinime të çuditshme si vaj ulliri me karota. Është e dëmshme sepse krijon djegie në lëkurë. E vendos dhe rri para diellit për tu nxirë sa më tepër por krijon djegie, që është shumë e dëmshme.
Më vijnë shumë raste nga djegie solare. Është shumë i rëndësishëm përdorimi i kremrave mbrojtës. Përmenda efektet e lehta, por ka edhe efekte të rënda si kanceri i lëkurës. Pikërisht kremrat me faktor mbrojtjes rekomandohet të fillohet deri tek foshnjat. Janë formuluar të tilla pa kimikate që të mbrojnë lëkurën e bebit.