Barcelona do të përballet me Valladollid të martën në mbrëmje, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat tekniku i katalanasve, Xavi. Xavi nuk hezioi të prekte tema të ndryshme si rikthimi i Messit apo afrimi i mundshëm i Kimmich.
Messi- “Rikthimi i tij është diçka e mundshme, po punohet për këtë gjë, por nuk mund të them më shumë. Varet nga shumë gjëra, por kryesisht nga dëshira e tij. Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm, një njeri me të cilin kam një miqësi të madhe. Të shohim se çdo të ndodh, por theksoj se vendimtar do të jetë dëshira e Leos”,
Kimmich- Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë në rolin e tij” – tha ai.
Shfaq Komentet (0)