![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ray Stevenson, aktori që luajti në filmat “Thor” si “Volstagg”, ka ndërruar jetë.
Aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen. Ai ishte 58 vjeç. Detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.
Stevenson ishte një prani e njohur në ekran. Ai u bë i njohur për publikun si ushtari Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”.
Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: War Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në ‘Thor’.
Natyrisht, ai kishte bërë edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.
Më në fund, ai luajti Scott Buxton në hitin e madh të Netflix ‘RRR’.
Shfaq Komentet (0)