BLUETOOTH

Kush është indianja që shoqëroi Leonardo DiCaprion në Kanë?

16:47 - 23.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Natasha Poonawalla ‘vodhi’ pamjen në tapetin e kuq në Kanë, ku mori pjesë.




Sipas lajmeve, biznesmenja indiane është parë duke biseduar me disa emra të njohur të showbiz-it, ndërsa kamera e ka parë duke dalë nga hoteli Martinez me Leonardo DiCaprion.

Natyrisht, nuk kaloi shumë kohë dhe dolën raporte që flisnin për një lidhje të mundshme. Në fund të fundit, të dy kanë një “parahistori”, pasi në fund të shkurtit janë parë sërish bashkë duke shijuar darkën e tyre.

Megjithatë, të dy thuhet se kanë thjesht një miqësi e ngushtë, ndërsa Natasha Poonawalla është e martuar me CEO-n e Institutit Serum, Adar Poonawalla.

“Nuk ka asgjë për të sugjeruar asgjë më shumë se miqësi mes saj dhe Leos”, shkruan Daily Mail.

Kush është Natasha Poonawalla

Natasha Poonawalla është një sipërmarrëse indiane, presidentja e fondacionit të bamirësisë “Villoo Poonawalla”, e cila i kushtohet kujtimit të nënës së burrit të saj, Willow.

Përveç kësaj, ajo është drejtore ekzekutive e Institutit Serum të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të vaksinave në botë.

Ajo ka lindur më 26 nëntor 1981 dhe është rritur në Pune, Indi. E diplomuar në Universitetin Savitribai Phule Pune. Në vitin 2004 ajo kreu një diplomë master në London School of Economics.

Në vitin 2006, ajo u martua me biznesmenin indian dhe CEO i Serum, Adar Poonawalla. Të dy u takuan në një festë të Vitit të Ri në Goa dhe patën dy djem së bashku, Kyros dhe Darius.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.