BLUETOOTH

“Bay Bay’/ Keisi Medini publikon projektin e saj muzikor. Kujt i thotë ‘mirupafshim’ bukuroshja?

17:25 - 23.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kejsi Medini ka publikuar projektin e saj më të fundit të titulluar “Bay Bay”.




Përveç pamjes së saj shumë të kuruar ajo çfarë ka bërë përshtypje është teksti i këngës i cili duket të jetë për një dashuri të mbyllur nisur edhe nga titulli “Mirupafshim”.

U aludua se kënga i është kushtuar ish-lidhjes së saj në formatin ‘Big Brother’ me banorin Krist Aliaj i cili u shpall i dyti në garën për çmimin e madh.

Gjithsesi nuk dihet nëse aludimet janë të vërteta apo ishte vetëm një frymëzimi i Keisit.

Kujtojmë që Kristi pas daljes nga ‘Big Brother’ deklaroi se lidhja e tyre nuk do të kishte një fillim të ri edhe pse bukuroshja ishte shprehur se nëse Kristi i shkruante ajo do të ishte  e gatshme që të rifillonte marrëdhënien e tyre.

Ajo që vlen të përmendet është që dy personazhet nuk kanë hatër mbetje dhe gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

Sakaq kënga numëron 65,697 views në You Tube, në më pak se një ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.