![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Siç ka bërë me dije ditët e fundit, Ylli Limani ka gati projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejtë Përvec disa detajeve nga kënga e re, si një pjesë të tekstit, një copëz nga muzika dhe datën zyrtare të publikimit, më 26 maj, artisti ka zgjedhur të na tregojë edhe protagonisten e klipit, që është shumë ndryshe nga cdo herë tjetër.
Kështu, Ylli ka zgjedhur që ta shoqërojë në videoklip modelja shumë e njohur, 63-vjecarja Ingle Ladd. Këtë ai e ka bërë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet së bashku me modelen, e cila gjatë karrierës së saj ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura.
Më së shumti Ladd njihet si imazhi i Gucci-it, ndërsa sa i takon këngës së Yllit, titulli është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun.