BLUETOOTH

“Jam shokuar kur kam dalë jashtë”/ Dea zbulon emrin: Ja me cilin nga ish-banorët e Big Brother VIP nuk flas

12:57 - 24.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha, ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme dhe rikthimit në normalitet pas përfundimit të spektaklit.




E ftuar në Ëake Up, ish-banorja u pyet se ‘kush i ka krijuar dramat më të mëdha brenda shtëpisë, burrat apo gratë’. Sipas saj ishin vetë burrat teksa theksoi se këtë edicion vajzat janë gjykuar shumë dhe se kishte standarte të dyfishta.

“Më shumë burrat. Të ishe një vajzë ishte një akt guximi. Duhet të ishe më e fortë. Më vjen keq që gratë janë gjykuar më shumë se burrat në këtë edicion. Kishte standard të dyfishta. Nuk gjykoheshin njësoj si burrat ashtu edhe gratë. M’u desh të forcohesha e të ashpërsohesha për të hequr pak këtë imazhin e vajzës së brishtë e të llastuar. Por unë ashtu jam në jetën time të përditshme. E ndjeva aty brenda që isha më e ashpër”.

Ndër të tjera, Dea zbuloi gjithashtu dhe banorin me të cilin ka hatërmbetje:

“Kam një inat me një banor. Me Beatin. Ka dalë në intervistë dhe ka thënë: “Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas herë. Mundohesha të mos i jepja shumë muhabet që të mos e vija në siklet”. Jam shokuar kur kam dalë jashtë. Nuk kam flirtuar, thjesht jam treguar me mirësjellje. Më erdhi për të qeshur. E kam marrë inat… M’u duk sikur pa të gjitha akuzat që unë isha flirtuese dhe e përdorja këtë gjë dhe donte t’i shtonte edhe më shumë. Por nuk ishte e vërtetë. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment”.

Ajo pyet gjithashtu edhe nëse është ngacmuar nga djemtë tashmë që ka dalë nga Big Brotheri:

“Djemtë që më flasin më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze. Më thonë ‘bravo, ke bërë lojë të mirë’, por kaq. Nuk flirton askush”– u shpreh Dea.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.