BLUETOOTH

Ka treguar se Sabianin e ka ‘krahun e saj të djathtë’ por çfarë raporti ka Keisi Medini me mamanë e saj

16:47 - 29.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja Keisi Medini  u shpreh se si me Sabin edhe me të ëmën ka një super raport, por nëna  e saj nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e botës së showbiz-it dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.




“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.