BLUETOOTH

“Rreth i ngushtë…”/ Dikur të pandara, prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës? Ish-konkurrentja habit me postimin e saj

10:16 - 31.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes ishin dy banoret të cilat u futën si ‘një’ konkurrent brenda shtëpisë së Big Brother VIP”.




Vajzat të cilat kishin krijuar një miqësi të ngushtë që prej eksperiencës së tyre në programin e “Për’puthen” vendosën të luanin së bashku deri në momentin kur ato morën vendimin të ndaheshin dhe vetëm njëra prej tyre të merrte biletën e kthimit.

Mirëpo tashmë që spektakli ka mbaruar, dy mikeshat nuk janë parë më nën shoqërinë e njëra-tjerës duke u aluduar se raporti mes vajzave mund të jetë krisur. Por këto zëra i ka hedhur poshtë vetë Mikela e cila gjatë një video ‘live’ në Instagram sqaroi se ato janë ende shoqe por nuk janë takuar për shkak të angazhimeve që kanë.

“Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt.”-tha ish-konkurrentja.

Por ndjekësit duket se kanë ende dyshime pasi më pas Mikela publikoi një thënie në InstaStory ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Dhe pse nuk dihet ende se për kë e ka këtë ‘thumbim’, nga ana tjetër Efi ka deklauar më parë se që pas daljes së dytë nga “BBVIP”,ka filluar të mos i besojë me njerëzve.

“Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj.”, është shprehur ish-finalistja.

  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.