BLUETOOTH

U bë nënë për herë të tretë, Neda Balluku zbulon arsyen përse dëshironte një tjetër fëmijë: Koha dhe përkushtimi me partnerin ishte…

13:30 - 07.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm disa javë më parë opinionistja e emisionit “Përputhen”, Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë, teksa ka sjellë në jetë vajzën e saj.




E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” Neda ka rrëfyer disa nga faktorët që e shtynë atë të kishte dëshirë që të sjelli në jetë fëmijën e tretë.

Ajo tha se një ndër ta ishte edhe ndarja e përgjegjësive në çift, ndërsa shtoi që ajo dhe bashkëshorti i saj i ndajnë punët duke bërë të mundur që të dy të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Çfarë më shtyu mua të bjë 3 fëmijë? Një ndër faktorët ishte edhe bashkë ndarja e përgjegjësive dhe përkushtimi nga të dy prindërit. Ne kemi një kulturë të trashëguar që barrën dhe peshën më të madhe për edukimin, rritjen larjen dhe punën më ta madhe e ka nëna.  Ne si brez të edukojmë djemtë tanë që të bashkëndajnë punët me partnerët në rastin e fëmijëve.  Një arsye përse unë e kisha shumë ok pjesën për tu bërë nënë për herë të tretë është fakti që në familjen time të vogël punët, koha, përkushtimi dhe gjërat ndahen bashkë me partnerin tim”, ka thënë Neda.

Kujtojmë që Neda dhe bashkëshorti i saj Ogren Balluku u njohën në “Big Brother 4”, të cilët patën një nga historitë më të diskutuara të atij sezoni. Ata u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai dhe vajzës Suzie Ann.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.