Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë këtë verë në Tiranë.
Ylli botëror i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë.
Ricky do të përformojë në sheshin “Skëndërbej” dhe do të shoqërohet nga Orkestra Kombëtare e Tiranës dhe grupi i tij për të dhuruar një performancë madhështore.
Lajmi është konfirmuar sot nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të cilët përmes një postimi në mediat sociale kanë zbuluar se Ricky do performojë në kryeqytet më 20 korrik.
Shfaq Komentet (0)