![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një ngjarje e rëndë u shënua të dielën në Fort Wayne, Huntertoën të SHBA, ku shqiptari Arben Gllafce, 49 vjeç qëlloi disa herë mbi gruan e tij Arjanën, dhe më pas i dha fund jetës së tij.
Çifti ishin prindër të dy djemve, ku u mësua se njëri ishte në moshë minorene.
Ndërkohë kanë reaguar në rrjetet sociale në familjarët dhe miqtë të Arjanës, ku shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.
Por mesazhi më prekës vje nga babai i moshuar i 48-vjeçares, i cili shkruan në rrjetet sociale se kjo ngjarje i ka lënë një dhimbje të madhe tashmë në pleqëri.
“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri. E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.