![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Më 11 korrik në orën 20:45 Partizani do të presë BATE Borisov në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja është e vlefshme për raundin e parë në Ligën e Kampioneve. Për herë të fundit që “të kuqtë” kanë marrë pjesë në Champions ka qenë në sezonin 2019/2020 kur u eliminuan nga Karabaku në turin e parë me rezultatin 2-0.
Por le të kthehemi pas në kohë për të shikuar arritjet e skuadrave shqiptare në 5 vitet e fundit në Champions.
Kukësi ka marrë pjesën në sezonin 2018/2019 ku në turin e parë mposhti Valetën por në turin e dytë u eliminua nga Karabaku. Ndërsa Tirana ka qenë 2 herë pjesëmarrëse në 5 vitet e fundit. Në sezonin 2020/2021 bardheblutë fituan kundër Dinamo Tbilisit ndërsa në turin e dytë ishte Cërvena Zvezda ajo që triumfoi. Kurse vitin e fundit u eliminua që në turin e parë.
Panorama Sport