AKTUALITET

Qëlloi me armë dhe tentoi të arratisej, arrestohet biznesmeni Timoleon Babi. Ja kush është 50-vjeçari me precedentë penalë

12:24 - 17.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Biznesmeni i njohur nga Saranda, Timoleon Babi, i njohur shkurt si “Timo”, ka përfunduar dje në pranga, pasi ka kundërshtuar me armë forcat e policisë. Ish-pronari i diskos së famshme verore “Africa”, aktualisht pronar i hotel “Panorama” dhe disa bizneseve të tjera në qytetin bregdetar, akuzohet për pesë vepra të ndryshme penale pas përplasjes me blutë. Ngjarja për të cilën akuzohet 50-vjeçari ka ndodhur pasditen e së premtes në afërsi të hotelit të tij. Mësohet se

Policia Bashkiake e Sarandës kishte marrë informacion se 50-vjeçari kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke në afërsi të hotelit të tij në lagjen nr.1 të këtij qyteti, ndaj ka shkuar aty për sqarimin e situatës dhe verifikim e rastit. Por, Babi ka kundërshtuar efektivët e bashkisë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e sallës operative të Komisariatit të Sarandës. Në momentin kur forcat e rendit kanë

mbërritur në vendin e ngjarjes, 50-vjeçari është larguar duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Menjëherë ka nisur ndjekja e tij, ku brenda pak minutash është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i biznesmenit. Ndërsa, nuk i është gjetur arma, të cilën pohohet se ai e kishte fshehur. Nga kontrolli personal, Timoleon Babit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 13 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprat penale: “Pushtimi i tokës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

BIZNESMENI

Burime zyrtare nga policia e Sarandës pohuan se biznesmeni Timoleon Babi është person me precedentë penalë. Mësohet se prej kohësh, 50-vjeçari është në konflikt me të afërt të të shumëkërkuarit Klement Balili, lidhur me pronësinë e “Factory Club” në Sarandë, e cila është ndërtuar në tokën e Babit. Para disa kohësh kjo çështje u bë mediatike, pasi Timoleon Babi vuri në dispozicion të medias një video ku pjesëtarë të familjes Balili dukeshin teksa shqyenin me mjete të forta portën e klubit të natës. Ndërkohë që këta të fundit u justifikuan se u detyruan ta kryenin atë veprim, pasi u kishte humbur çelësi i portës së jashtme. Timoleon Babi ka precedentë penalë, por njihet edhe si bamirës. Më parë ai ka dhuruar pajisje elektronike për paraburgimin e Sarandës si dhe ka shtruar një rrugë me të ardhurat e tij. Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij viti ai është konfliktuar me disa persona në Sarandë për motive pronësie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.