Kryesore

Manjani: Shkarkimin e Saimir Tahirit e kanë kërkuar shërbimet e huaja

12:45 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të japë dorëheqjen pak orë më vonë, në një përpjekje të maxhorancës së sotme për të ulur tensionet politike në vend.

Ndërkohë, GSH.al kujton se ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi më 30 janar se shërbimet e huaja i kanë kërkuar Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, tha asokohe Manjani.

“Janë elementë të veçantë që i bëjnë edhe zgjedhjet realisht i vënë në rrezik nëse sistemi kriminal, ose i kriminalizimit të shoqërisë është kapilar dhe biznesi i kanabisit tashmë është kapilar, nuk është vetëm një Lazarat. Kemi lugina të tëra, pllaja, pyje, male, toka të braktisura, në veri, jug dhe Shqipëri të mesme të cilët merren me këtë punë”, tha Manjani.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.