AKTUALITET

Lëvizja e parë pas “bombës” që lëshoi Lu, Xhafaj takim urgjent me ambasadorin, e pranishme edhe Vlahutin

13:07 - 02.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Roamana Vlahutin.

Ky takim vjen pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, ku u shpreh se 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri.

Burimet kanë bërë të ditur se në qendër të diskutimeve është vetingu dhe reforma në policinë e shtetit.

Çfarë tha Lu

“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildeze Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht nga burgu. Vetingu do fillojë javën që vjen, ky proces do të bëhet me profesionalizëm. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi.

Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore. Këta kriminelë duhet të jenë në burg. Emiliano Shullazi një nga këta kriminelë, thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia . Ka shumë Shullazë e Lul Berisha në Shqipëri.

Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Berisha mbetet i lirë. Klement Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë  Shqiptarët ia dolën të nxjerrin kriminelët nga parlamenti”, – u shpreh Lu.

Vijon…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.