![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë është shënuar në Kamëz mesditën e sotme (16 qershor), ku dy automjete janë përplasur e si pasojë ka ndërruar jetë një këmbësore, e një tjetër ka mbetur e lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” rreth orës 14:00, e sipas uniformave blu dyshohet që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin dhe është përplasur më automjetin tjetër, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale E.K.
Policia njofton se pas kësaj përplasje automjeti ka përplasur dy këmbësoret që ndodheshin në vendngjarje, ku dhe humbi jetën 46 vjeçarja.
Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësorja 20 vjeçare ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim
Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset 46 vjeçe, dhe 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.