![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dhjetëra qytetarë me automjetet e tyre kanë mbetur të bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit për rreth një orë e gjysmë. Shkak të paralizës së qarkullimit qëndrojnë punimet në rrugën e Arbrit, duke bërë që udhëtarët të qëndrojnë nën temperaturat e nxehta.
Mësohet se situata është problematike për shkak se mes të bllokuarve qëndrojnë dhe fëmijë e persona të sëmurë.
I bllokuar ka mbetur dhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.
Në segmentin rrugor po kryhen punime për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.
Kujtojmë se disa ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po udhëtonte në drejtim të Tiranës.
Shfaq Komentet (0)