Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë, ditën e sotme (22 qershor).
Mësohet se një vajzë e re, e cila po drejtonte automjetin tip Benz parakaloi dy makina, por më pas është ndeshur me një mjet tjetër përballë.
Për të shmangur përplasjen me këtë makinë, ajo ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e makinës që përfundoi në kanal dhe 4 automjete të tjera.
Drejtuesja e lënduar është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Sipas uniformave blu dyshohet se ka qenë mjeti tip Mercedes Benz Vito që ka kryer parakalimin e gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundojë në kanal.
Shfaq Komentet (0)