Kronikë

“Pazari” i mjekëve me jetët e pacientëve me kancer, Rama apel gjykatësve: Mos lejoni banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale duke ngrënë turpin me ryshfet

10:53 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje gjykatësve që “mos lejoni banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale” referuar hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për skandalin e Onkologjikut ku uniformat e bardha bënin “pazari” me jetët e pacientëve me kancer.




“Drejtësia e bëri punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e kësaj të keqe tronditëse që doli në pah në shëmtinë e tmerrshme, i përgëzoj prokurorët dhe i bëj thirrje gjykatëseve të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur në të kaluarën që gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet që kanë lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg.

Ne do të vazhdojmë punën tonë. Ndryshimet e propozuara nga grupi i Ministrisë së Shëndetësisë, janë hapa të duhur”, tha Rama gjatë takimit me shefat e sherbimit ne QSUT.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.