Kryesore

“Bota humbi shkrimtarin më të madh”- Kurti për Ismail Kadarenë: Kultura jonë i ka borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij

11:39 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare pasi ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.




Në reagimin e tij, Kurti shprehet se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.

Ai ka shtuar më tej se sytë tanë do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Kadaresë.

“Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve”, u shpreh Kurti.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë.

Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë.

Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.