Kryesore

“Nuk u gjet asnjë gjurmë ilaçi në gjak!”- Berisha publikon denoncimin e Arian Galdinit për shërbimet spitalore! Kreu i PD: Krim shtetëror

12:01 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një denoncim të bërë disa vite më parë të kreut të LRE, Arian Galdini, lidhur me shërbimet shëndetësore në Onkologjik.




“Miq ndiqeni sipas dëshirës këtë denoncim për krimin shtetëror Rama-Beqja-Manasterliu”, shkruan Berisha krahas një video të Galdinit.

Atë kohë, Galdini ka denoncuar një rast ku një qytetari i cili mendonte se merrte Avastinë për kurimin e kancerit, ka rezultuar se nuk i është injektuar asnjë ilaç i tillë.

Ai tregoi se për shkak të gjendjes së tij të rënduar, personi në fjalë është dërguar në Turqi për ndihmë më të specializuar, dhe nga mjekët turq ka rezultuar se ai nuk kishte asnjë gjurmë Avastinë në gjak.

“Mjekët në turq na thanë që dyshonin se nga gjendja e tij tregonte se ai nuk kishte marrë ilaç. E pyetën disa herë, “zotëri e ke marrë avastinën” dhe ky i tha “po e kam marrë disa herë rresht”. Asnjë gjurmë avastinë nuk u gjet në gjakun e tij”, është shprehur Galdini atë kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.