Kryesore

Statistikat/ Franca favorite, në turne belgët humbës “kronikë”

12:50 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

– Me 75 precedentë, kjo është sfida më e shpeshtë për të Belgjikën dhe Francën. Takimi i parë mes tyre daton në 1 maj 1904 kur dy skuadrat barazuan 3-3 në Bruksel, ndeshja e parë zyrtare për të dyja.




– Takimet më të fundit nga 75 mes dy skuadrave rezultuan të ishin ndër më emocionueset, me “Gjelat” që përmbysën një deficit prej dygolësh në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 7 tetor 2021. Golat nga Karrasko dhe Lukaku dukeshin se e kishin vënë belgët në rrugën e fitores, Karim Benzema dhe një penallti nga Mbape barazuan gjithçka, teksa Hernandez firmosi fitoren.

– Dy kombet fqinje janë takuar në një numër ndeshjesh të profilit të lartë gjatë viteve. Më të fundit në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në Ligën e Kombeve 2021, të dyja të fituara nga “Gjelat” në rrugën e tyre për të fituar trofeun.

– Skuadra e Didie Deshamp kishte mundur Belgjikën 1-0 në Shën Petersburg, më 10 korrik 2018, gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, me Samuel Umtiti, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

– Fitorja miqësore 4-3 në “Stade de France” më 7 qershor 2015 është fitorja e vetme e Belgjikës në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Francës (H2 B3) dhe një nga të vetmet dy në 13 ndeshjet e fundit (H4 B7).

– Para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018, ndeshja e fundit zyrtares me këtyre ekipeve ishte në Kupën e Botës 1986, me Francën që fitoi 4-2 pas kohës shtesë në ndeshjen për vendin e tretë.

– Transalpinët arritën fitoren e tyre më të madhe në Kampionatin Europian në kurriz të Belgjikës: një 5-0 në fazën e grupeve të edicionit fitimtar 1984, me Mishel Platini që shënoi një tripletë. Golat e tjerë u realizuan nga Zhires dhe Luis Fernandez.

– Takimet e tjera mes dy skuadrave në Kampionatin Europian u zhvilluan të gjitha në kualifikuese, me Belgjikën fitimtare. Në kualifikimet e vitit 1968, Belgjika fitoi 2-1 në Bruksel, përpara se të barazonte 1-1 në Nantë. Në ndeshjen e vitit 1976, “Djajtë e kuq” fituan sërish 2-1 në Bruksel dhe barazuan 0-0 në Paris.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.