![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar punonjësin e policisë, i cili u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij.
Sipas AMP, 48-vjeçari me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Tiranë, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.
Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën”, njofton AMP.