AKTUALITET

Nis rritja e pagave për administratën publike, rrogat e reja për 135 mijë punonjës! Ja kategoritë dhe masa e përfitimit (TABELA)

10:42 - 02.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga dita e djeshme (1 Korrik), rreth 153 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, përfitimet e të cilës mund t’i shohin në fillimin e muajit të ardhshëm.




Vendimi i miratuar nga qeveria javën e kaluar ka hyrë në fuqi dje sipas tabelave të deklaruara nga ministrat përgjegjës dhe atyre të publikuara në Fletoren Zyrtare. Kategori të ndryshme punonjësish në administratën publike do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës mujore, duke bërë që paga mesatare në shtet të kalojë nivelin e 100 mijë lekëve në muaj.

Nga kjo politike përfitojnë: Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; Punonjësit e sistemit shëndetësor; Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit; Policia e Shtetit; Policia e Burgjeve; Garda e Republikës; Forcat e Armatosura; Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Konkretisht, për ushtarakët rritja varion nga 7-22%, ku më të favorizuar do të jenë ata me grada më të ulëta. Për mësuesit rritja mesatare shkon në 18 mijë lekë, për mjekët 20 mijë lekë në muaj, ndërsa për infermierët 15 mijë lekë në muaj. Rritje deri në 27 % do të përfitojnë edhe punonjësit e burgjeve, ndërsa për zjarrfikësit shtesa shkon deri në masën 30%. Janë 14.720 specialistë të administratës që përfitojnë rritje; 36.570 punonjës mësimorë 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada.

Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave.

Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite.

PUNONJËSIT MBËSHTETËS

Jo vetëm ata me poste e ofiqe do të kenë më shumë a në llogaritë e tyre bankare. Vendimi i qeverisë parashikon të ardhura ekstra edhe për punonjësit mbështetës apo sektorë të veçantë që janë menduar të shpërblehen si të tillë. Rritja nis nga 4 mijë lekë e sipër. Në vendimin e zbardhur dje në fletoren zyrtare, qeveria ka rritur dhe pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

Për natyrë të veçantë pune u jepet një shtesë mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse, konkretisht:

Punonjësve të sektorit të teknikës së shtypshkrimit në Qendrën e Botimeve Zyrtare, në masën 14 000 lekë në muaj; Punonjësve shpëtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në masën 9 000 lekë në muaj; punonjësve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në masën 9 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionin “shofer-mekanik” në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, në masën 9 000 lekë në muaj; Punonjësve, të cilët punojnë në shërbimet e shëndetit mendor e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me probleme të shëndetit mendor, në masën 9 000 lekë në muaj.

Ministri përgjegjës për çështjet e shëndetësisë përcakton vendet e punës, që përfitojnë këtë shtesë me miratimin e strukturave të institucioneve shëndetësore përkatëse. Punonjësve, të cilët punojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, në masën 9 000 lekë në muaj. Kjo shtesë aplikohet pas miratimit të strukturave të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale përkatëse, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për çështjet e drejtësisë.

Punonjësve në pozicionin “shofer” në urgjencën e spitaleve, në masën 14 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionin “rojë mjedisore” në administratat e zonave të mbrojtura, në masën 8 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionet “përgjegjës (shërbimi i ushqimit dhe restorantit)”, “kuzhinier”, “administrues hoteli” dhe “ndihmëskuzhinier” në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës, në masën 9 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “laborant” dhe “teknik i mesëm aparaturash” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 19 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionin “punëtor mirëmbajtjeje (krematoriumi)” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 14 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/ fonie” dhe “mjeshtër rrobaqepës” në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 24 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër grimier”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër rrobaqepës”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangoz”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, “ndihmësmjeshtër parukier-grimier” dhe “ndihmësmjeshtër gardërobier”, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/fonie” në Teatrin Kombëtar, në masën 24 000 lekë në muaj; Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër grimier”, “ndihmësmjeshtër ndriçim/fonie”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangozerie”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, në Teatrin Kombëtar, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësit në pozicionin “magazinier”, në Kryeministri në masën 23 000 lekë në muaj; Punonjësit e tjerë mbështetës dhe punonjësit e tjerë të specialiteteve të ndryshme në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës dhe në institucionet e pavarura në nivel qendror, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.

Gjithashtu, të gjithë punonjësit e tjerë mbështetës që nuk janë specifikuar në asnjërën prej kategorive të lartpërmendura do të kenë një shtesë në masën e 4 mijë lekëve në muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.