Kryesore

Grupi i PD-së kërkesë Prokurorisë për verifikimin e kryebashkiakut të Shkodrës, si i akuzuar nga anti-mafia italiane për drejtimin e një organizate kriminale! Emrat e deputetëve që kanë firmosur dhe dokumenti i depozituar

15:48 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithsgme që të kryejë hetime ndaj kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.




Kërkesa është e firmosur nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi dhe nga 15 deputetët: Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baci, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Demokratët kanë parashtruar dyshimin se Tonin Marinaj ndodhet në kushtet e ndalimit të kandidimit të tij në funksione të larta publike, pasi sipas tyre ekzistojnë informacione që provojnë se kryebashkiaku ka kryer veprimtari të paligjshme.

Në mbështetje të këtij dyshimi, PD-ja ka vendosur 3 pika të cilat sipas tyre paraqesin përfshirjen e Marinaj në veprimtari kriminale.

Fillimisht sillet informacioni se më datë 5 qershor 2015, Drejtoria Antimafia e Gjykatës së Firencës, me përfaqësim nga Dr. Giulio Monferini, shtron se Tonin Marinaj ndodhej në rolin e themeluesit të një organizate kriminale prej më shumë se 10 anëtarësh me shtetësi të ndryshme, e me veprime në Itali dhe Shqipëri.

Së dyti, në vazhdimësi të hetimeve italiane, ekzistojnë 3 episode për përfshirjen e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe në trafikimin e marijuanës. “Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë.”, shkruhet në kërkesën zyrtare të PD-së.

Dhe së treti, prokurori italian ka depozituar kërkesë për gjykim e të gjithë këtyre anëtareve të veprimtarisë kriminale, përfshirë dhe Tonin Marinaj, pranë Gjykatës së Firences, më 29 mars 2016.

Bazuar në këto arsyetime, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike fillimisht kërkon verifikimin e këtyre të dhënave për saktësi si dhe përfshirjen e SPAK për hetime të mëtejshme.

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Prokurori i Përgjithshëm të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e Kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Kërkesa është firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetët Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baci, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të ligjit nr. 138/2015. Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme, si më poshtë vijon:

  1. Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence.
  1. Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë.
  1. Në datën 29 mars 2016, prokurori Giulio Monferini ka depozituar në Gjykatën e Firences kërkesën për gjykim në kuadër të procedimit penal nr. 1615.10 RGNR mod.21 në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë shtetasin Tonin Marinaj. Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga shtetasi Tonin Marinaj. Në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga shtetasi Tonin Marinaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimitari të tjera kriminale.

  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.