Kryesore

Komisioni Hetimor për TIMS/ “Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu!” -Veliu tone të ashpra ndaj Salianjit: Nëse je analfabet, nuk e kemi fajin ne!

16:07 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS është zhvilluar e këtë herë me debate, por mes kryetarit, Ervin Salianji dhe drejtorit të AMP-së, Ardi Veliu, pasi ky i fundit ka kërkuar që seanca të zhvillohet sërish me dyer mbyllur për shkak të informacioneve sensitive për publikun e gjerë.




Ka qenë ngulmi i demokratit për zhvillimin e komisionit me dyer hapur, pasi nuk ishte depozituar një kërkesë e mirëfilltë nga Veliu për zhvillimin e seancës larg medias, por si çdo herë më parë është kundërshtuar nga mazhoranca.

Fillimisht drejtori i AMP-së shprehet se ai nuk ndodhet në atë sallë për të qenë objekt tallje nga dikush aty, por kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji iu kundërpërgjigj direkt se nuk ishte fjala për Veliun.

Një sjellje e tillë për Salianjin ishte e papranueshme, ndërsa Ardi Veliu flet pa mikrofon,

Ky momenti ka sjellë dhe një replikë nga demokrati, i cili i tha drejtorit të AMP-së se nëse ai është analfabet nuk është faji i tyre, duke i theksuar qëndrimin dinjitoz  që duhet të mbajë në komision.

Pjesë nga debati

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh. Kur ta mbarojnë këta pastaj. Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni, tek kjo e ka. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast, ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e përpara këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju dhe përgjigju për shkeljet e ligjit. Drejtohu me etikë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.