AKTUALITET

Ceremoni shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të Ismail Kadaresë, ja ku do të mbahen homazhet publike

16:17 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88 vjeçare.




Siç bëhet me dije homazhet publike do të nisin nesër në ora 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Më pas në orën 11:30 do të nis ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 do të nis kortezhi për përcjelljen e Kadares drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.

KËSHILLI I MINISTRIAVE
AGJENCIA PËR MEDIA DHE INFORMIM

Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të
Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare.
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës
*Sinjali televiziv do të transmetohet nëpërmjet regjisë qendrore, ndërkohë që
mediat do të pozicionohen në ambientet e jashtme të TKOB.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.