AKTUALITET

“Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë”- Meta në homazhet për Ismail Kadarenë: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore kur ishte më e izoluar se kurrë!

10:46 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presideni i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak.




Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta u shpreh se Kadare e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore, atëherë kur Shqipëria ishte më izoluar se kurrë.

“Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, theksoi kreu i PL më tej.

Meta: E ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte me izoluar se kurrë. Edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh e të papërsëritshëm Ismail Kadare. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.