![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Skenaristi dhe regjisori i njohur amerikan i kinemasë botërore, Robert Towne ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.
Towne vdiq në shtëpinë e tij të hënën, konfirmoi publicisti i tij Carri McClure për The Hollywood Reporter .
Robert Towne ka fituar çmimin “Oscar” dhe atë “Golden Globe” për skenarin më të mirë origjinal të filmit të mirënjohur të tij “Chinatown”.
Me një karrierë të pasur, ai shkroi filmat e Hal Ashbly The Last Detail në 1973 dhe Shampoo në 1975, duke marrë nominime për çmimin Oscar për të dy.
Ai gjithashtu shkroi dhe drejtoi dramën e krimit të vitit 1988 Tequila Sunrise – me aktorë Mel Gibson, Kurt Russell, Michelle Pfeiffer – e cila u nominua për çmimin Oscar për Kinematografinë më të Mirë.
Në fillim të karrierës së tij, Toëne u bë i njohur në Hollyëood si “mjeku i skenarit”, duke punuar në skenarë për filma ikonë si Bonnie dhe Clyde në 1967 dhe 1972 The Godfather .