Kronikë

Banesa u përfshi nga flakët, gruaja tenton t’i shpëtojë zjarrit por bie nga kati i katërt! Ja si është gjendja e saj

15:28 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Korçë ditën e sotme, teksa një banesë është përfshirë nga flakët dhe gruaja duke tentuar që të shpëtojë vete, ka rënë nga kati i katërt i pallatit.




Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës Raqi Qirinxhi, lagjia numër 18, të qytetit të Korçës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gruaja ka dalë në ballkon dhe është mbajtur tek kondicioneri, por më pas është rrëzuar.

Bëhet me dije se ajo është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë, ndërsa thuhet se ajo ndodhej e vetme në banesë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton rrethanat e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.