Kryesore

“U vra për shkak të mosveprimit të institucioneve!” -Pal Trashaj i dha fund jetës para ambienteve të SPAK, Bardhi: Kuvendi nuk mund të heshtë, mijëra qytetarë po vuajnë pasojat e abuzimeve me shoqëritë e mikrokredive

18:12 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, solli vëmendjen në rastin e dhimbshëm të Pal Trashaj, viktimë i cili i dha fund jetës përpara dyerve të SPAK-ut për shkak të mashtrimit nga shoqëritë e mikrokredive.




Bardhi u shpreh se një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

Demokrati tha se Kuvendi është i detyruar të reagojë për problematikën që prek ai rast.

Po kështu, Bardhi thekson fortë se nuk mund të ketë heshtje kur mijëra qytetarë po vuajnë pasojat e këtyre abuzimeve të kredive, nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

“Një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve. Nuk përbalta, por ndryshe nga ty (i drejtohet Eduart Shalsit) nuk mi mbyll sytë Gent Sejko, as interesat që fshihen në bankën qendrore. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë. Ju zgjidhni të bëni avokatin e Gent Sejkos, unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe 100 mijë shqiptarëve që janë në hall.

I shpreh ngushëllim familjes së Pal Trashaj. Besoj se Kuvendi për problematikën që prek ai rast, duhet të reagojë. Nuk mund të heshtim kur mijëra qytetarë që janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë”, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.