Kronikë

VIDEO/Flakët në Dhërmi, reagon Balla: Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë në shuarjen e zjarrit

18:27 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sipërfaqe toke me pemë dhe ullinj është përfshirë nga flakët ditën e sotme (4 korrik) në Dhërmi, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë për shkak të masivitetit të tyre. Në lidhje me rastin ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.




Reagimi i tij ka ardhur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shpërndarë pamje nga punimet për fikjen e zjarrit.

Balla bën me dije se shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e armatosura po punojnë për shuarjen e këtij zjarri.

Po kështu në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe banorët e zonës.

 

 

LEXO EDHE:

Flakë të përmasave të mëdha në Dhërmi, digjet sipërfaqja e tokës me pemë dhe ullinj! Ndërhyrje nga ajri për të kontrolluar zjarrin masiv


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.