AKTUALITET

Beleri: Siç erdha në KQZ mund të kisha shkuar në Himarë për t’u betuar! Jam i qartë që mandati im ka mbaruar

11:39 - 05.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka lënë qelinë dhe është paraqitur në KQZ ku do të vendoset për mandatin e tij.




Eurodeputeti theksoi se ashtu siç iu dha leje për t’u paraqitur në seancën në KQZ, ashtu duhet të kishte shkuar në Himarë për t’u betuar.

“Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë”, theksoi ai.

Fredi Beleri shtoi se është i qartë që mandati i tij si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar.

 

Fredi Beleri: Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm. Dikush do që të nxjerrë gështenjën nga zjarri. KQZ është i vetmi institucion që deri më tani ka arritur të ruajë nderin e këtij shteti dhe ka qenë brenda kuadrit ligjor. Të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë.

Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar.

Këta do ta bëjnë rrugë, do të ketë vazhdim duke qartë arroganca e tyre për ti bërë zgjedhjet kur të duan, për t’i bërë në mes të gushtit, në një periudhë kur gjithë bota bën pushime dhe në Himarë është muaji kur nxjerrin të ardhurat për të gjithë vitin.

Kam frikë se gjysma e bashkisë do të shkojë në burg, kanë dy nënkryetarë në mënyrë të paligjshme të emëruar. Kryetari në detyrë është subjekt i SPAK, gjysma e administratës në Bashki janë subjekt i SPAK. Ata kanë një ankth dhe ankthin e tyre duan ta kalojnë përmes rrugës ligjore. Mqs ka vakancë ligjore, nëse mendoni që ka, t’i drejtoheni kushtetueses për ta zgjidhur njëherë e mirë.

Duket qartë që do ta bëjnë rrugë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.