Kryesore

Corriere Della Sera: Habilajt ndërmjetësuan lidhjen e Klement Balilit me Saimir Tahirin

19:06 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rreth 1 vit më parë, më saktësisht në maj të vitit 2016, gazeta italiane “Corriere Della Sera” i kushtonte një artikull të gjatë baronit shqiptar të drogës, Klement Balilit. Në këtë artikull flitej për një lidhje mes grupit të Habilajve me rrjetin e Klement Balilit. Sipas mediave italiane, madje Habilajt konsiderohen edhe si ndërmjetësit e lidhjes së Balilit me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kjo u përfol në atë kohë pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës.

Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano. Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu edhe anëtarë të opozitës shqiptare kanë denoncuar më parë këto lidhje. “Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, thoshte Arben Ristani, deklaratë e cila citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.

“Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, – që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, – kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore” thoshte Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene.BW

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.