![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se cili ka qenë ‘rolin’ i ish-ministrit Tahiri me bandën e trafikantëve të drogës ‘Habilaj’.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24’ Berisha tha se roli i Tahirit ishte që të dilte garant për mbrojtjen dhe mbajtjen larg të policisë nga plantacionet e drogës. “Vlera e paçmuar e makinës ishte targa 003 dhe pronësia e ministrit. Katër vite me radhë kjo nuk u ndryshua. Ajo kishte të hapur çdo postbllok”, tha Berisha.
Rakipllari: Ju ka shitur targën, jo makinën
Berisha: Po targën dhe dokumentin. Ai ka vendosur postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë skafi. Ai gënjen. Janë dokumentet në doganë, që ai ka shitur Skafin. E kanë marrë Habiljat. Po si ka mundësi që t’i shitet çdo gjë Habilajve. Zagani ka të drejtë, në atë kohë ata e kanë pasur në përdorim. Më vonë kur ne e ngritëm në parlament, ai i shiti në emër të Bashkim Tahirit. Ai që njeh bandën, banda është e ndarë me detyra. Ai që merr një detyrë, nuk mund të dijë asgjë për segmentin tjetër. Saimiri kishte detyrë që të mos cenoheshin plantacionet e drogës së Habilajve, apo ju jepej vilat qeveritare. Pse s’u arrestua Balili? Ishte i fuqishëm, por jo si Habiljat. Ata kishin pikën e lokalit dhe trafikut në Borsh.
Arion Sula: Edi Rama i ka ditur ato 6 dosje që sipas jush Saimir e ka shantazhuar, por si ka mundësi që pas një dite mbrojti Tahirin. Kemi një non-sens
Berisha: Rregulli i heshtjes funksionin për aq kohë sa respektohet nga të gjitha palët. Po u shkel është plumbi pas koke. Nëse e shkeli Rama, Tahiri nuk kishte asnjë detyrim në kodin e mafias që ti qëndronte besnik. Ky ishte problemi. Në rast se i rikthehemi intervistës së tij ai thoshte; ‘unë jam vetëm. Skam njeri’.
Arion Sulo: Në kodet e mafias janë kapot që kanë fuqi mbi ushtarët..
Berisha: Ramës nuk ia preu mendja se Tahiri do t’i thoshte ti je ti e unë jam unë. E bëri atë, para të gjithë shqiptarëve. S’mund t’ja mohoi njeri.