POLITIKË

Shpërthen Lulzim Basha: Rama erdhi në pushtet si rilindas dhe po ikën si taleban

11:54 - 02.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e parlamentit është shprehur se Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy vendet që furnizojnë Europën me drogë, njëra me kanabis e tjetra me heroinë.

Duke folur në Kuvend, Basha u shpreh se Rama erdhi në pushtet si rilindas dhe po ikën si taleban.

FJALA E BASHES

Aty ka korrupsion dhe krim, aty nuk ka zhvillim. Aty ku mbillet droga është e kotë të mbahet interpelancë për karrotat e Divjakës. Nuk ka mollë e karrota aty ku sundon krimi. Vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e mjerimit. Kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike ka rënë shkatërrimi. Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria është edhe importuesi më i madh i drogës në Europë dhe vendi më i varfër.

Dy vitet e fundit Shqipëria ka vendosur një record historik, nuk ka asnjë investim të huaj. E vetmja risi ekonomike që ka sot vendi është risia e klaneve mafioze të drogës dhe të krimit. Në vend të investitorëve të huaj Shqipërinë e vizitojnë prokurorë anti-mafia, ministra të Brendshëm dhe ushtarakë të vendeve të tjera, të tmerruar nga pasojat e drogës.

Shqipëria dhe Afganistani, talebanët dhe Edi Rama janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Europë. Rama erdhi në pushtet si rilindas dhe po ikën si taleban.

Në këtë sallë ka deputetë që kanë ardhur direkt nga fushat e drogës në fushën e ligjvënies. Në këtë sallë vijnë vërdallë hijet e krimit, të Shullazit, Balilit, Habilajve. Kemi jashtë kësaj salle kryebashkiakun e Durrësit, atë të Elbasanit dhe dhjetra zyrtarë të tjerë të lartë. Kjo është klasa e re politike që Rama i dha Shqipërisë. Gjykimi i krimit i pret të gjithë. Kjo është arsyeja pse shqiptarët po përpiqen nga vendi i tyre. Droga dhe krimit shkaktojnë viktima njësoj. Por Rama dhe shërbëtorët e tij në këtë sallë, po përpiqen me lajlelulet e propagandës së tyre të krijojnë idenë se gjërat po shkojnë normalisht.

Rama dhe shërbëtorët e tij vendosën një javë më parë që Tahiri të vijë në këtë sallë dhe të japë kontributin e tij për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun. A ka tallje më të madhe? Në cilin vend mund të ndodhë që një trafikant të vijë në Kuvend?

Rama po abuzon me durimin e shqiptarëve. Vazhdon të sfidojë shqiptarët, demokracinë dhe drejtësinë. Nuk ka gjë më të neveritshme sesa krekosja e ish ministrit trafikant droge. Këto ditë më shumë se kurrë Rama, Tahiri, Xhafaj dhe shërbëtorët e tyre në këtë sallë e kanë vërtetuar se lufta kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të drogës nuk ka të bëjë me me drogën, por me qeverinë. Ky është misioni ynë, kjo është beteja jonë. Nuk do të ikni dot derisa beteja të vendoset në favor të qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.