Kryesore

“Bella Ciao” ‘fundos’ Hysajn, mbrojtësi kuqezi në “shënjestër” të fansave të Lazios: Të largohet, më mirë të luajmë me 10 lojtarë (VIDEO)

18:05 - 18.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, e ka nisur në mënyrën jo të duhur aventurën e tij te Lazio.




Mbrojtësi, është vendosur në “shënjestër” të kritikave të fansave lacialë, për shkak të një kënge të kënduar. Siç e kërkon tradita, në momentin që një lojtar i ri afrohet në ekip, shokët, i kërkojnë që të këndojë një kolonë zanore. Por, Hysaj ka zgjedhur “Bella Ciao”.

Kjo ka “tërbuar” tifozët e Lacios, të cilët kanë thënë se kënga “komuniste” është e përshtatshme për tifozët e Romës, e jo për ta. Madje ata kanë shkuar deri aty, sa kanë kërkuar largimin e shqiptarit nga ekipi. “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë”, kanë deklaruar disa nga tifozët.

Video në fjalë, është publikuar nga mesfushori Luis Alberto, i cili, teksa ka parë masën e komenteve negative, ka vendosur ta fshijë atë nga rrjetet sociale, vetëm pak orë pasi e kishte hedhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.