Kryesore

“Doktori do me çdo kusht të bëhet Zot i PD-së”, Zheji: Basha po reziston sepse ndjehet legjitim!

16:39 - 13.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Artur Zheji komentoi në ‘News24’ zhvillimet politike në Partinë Demokratike.




Referuar takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu Zheji tha se kjo ishte diçka e parashikueshme dhe u bë në mënyrë të organizuar.

Më tej analisti theksoi se kryetari Basha po reziston sepse ndjehet legjitim dhe kjo situatë mund të shkojë drejt gjykatave.

“Çështja është se Doktori do me çdo kusht të bëhet Zot i PD pa futur në mes gjykatat. Ka shpallur shkarkim e zoti Basha, por do të bëhet referendumi…Në të gjitha hapat që deri tani ka bërë doktori janë të kujdesshme juridikisht”, u shpreh ai.

Pjesë nga biseda në studio:

A kemi sot dy PD?

Zheji: Kjo ishte e parashikueshme , u bë sot provë e parë. Ka shumë organizim, ka gjithçka, nuk është diçka spontane. Flamur Noka tha nuk kam parë gjë,

E gjitha kjo është një klimë toksike është e nevojshme të mbahet gjatë për të mbajtur të motivua ndjekësit e palëve sidomos në këtë rast ndjekësit e Berishës. Sikur tani Rama është aty me polici,… Berisha nuk jep mesazhe të ndërmjetme. Ose do i nënshtrohesh anëtarësisë ose kjo gjë do të përshkallëzohet. Të gjitha këto i shoh si elementë të një mozaiku…Më pëlqeu Noka kur tha se nuk kam parë mbështetës së Bashës të armatosur…

Çfarë paralajmëron deklarata e Berishës: “Basha ka mbushur selinë me banda të armatosur, ai tha do të mbajë përgjegjësi nga aktet e dhunshme që do të ndodhin në Tiranë?

Zheji: Nuk e di pra se ku i ka parashikuar Berisha. Nuk mund të thuash do të mbash përgjegjësi për akte të cilat nuk kanë ndodhur.

Sa i përket njoftimit nga ana e Belind Këlliçit se selia është uzurpuar dhe se do t’i drejtohet policisë, Zheji tha se kjo është rrugë e drejtë e cila duhet ndjekur.

“Këlliçi bën shumë mirë që i drejtohet policisë. Rruga më e drejtë është që shkon në polici është gjë e mirë. Edhe për persona te armatosur duket se teza u tërhoq, sepse i shpreh më thanë, por nuk i kam parë”, tha Zheji.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.