Kryesore

“Beni, Beni”, “Mos vazhdo!”- Plas sherri në Këshillin e Integrimit Europian, shpërthen Tabaku: Ule zërin!

15:09 - 15.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian është shoqëruar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ku nuk kanë munduar as tonet e larta të zërit.




Teksa kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj fliste për Agjencinë për Media dhe Informim të ngritur nga qeveria, iu drejtua zv.kryeministrit Arben Ahemtaj me “Beni”. Përdorimi i emrit shkaktoi debate mes tyre, teksa Ahmetaj i kërkoi Alibejat të mos i drejtohej me atë referencë.

Në përplasje u përfshinë edhe kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku dhe deputeti i PS, Petro Koçi.

Debati i plotë:

Enkeled Alibeaj: Është ngritur Agjencia për Media dhe Informim, drejtohet nga Endri Fuga. Meqë jemi tek Edi, Beni, Endri, po e përdor me emra.

Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendës kryeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë

Enkeled Alibeaj: Jo jo do të vazhdoj

Arben Ahmetaj: Mos vazhdo se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!

Enkeled Alibeaj: Ktheje si të duash

Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot

Enkeled Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të dëgjoja deri në fund

Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop

Enkeled Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor se nuk të shkon.

Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq.

Enkeled Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi

Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.

Enkeled Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti

Arben Ahmetaj: Acarohem me ty

Enkeled Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet

Ndërhyn Petro Koçi

Jorida Tabaku: Mua me ti mos mu drejto. Ule zërin aty, mos mu drejto mua me “ti” këtu në mbledhje.

Flet Petro Koçi por nuk dëgjohet në audio

Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me ti mos mu drejto, po të them. Qetësohu dhe mos mu drejto me ti, qetësohu. Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço

Enkeled Alibeaj e korrigjon: Koçi

Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet

Enkeled Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishme. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeministër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar.

Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka tqë dhëna si rekrutohen janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka. Ajo ka qëllim propagandën qeveritare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.