AKTUALITET

“Elisa, 5 milion eurot e doganës do të dalin prej hundësh”/ Noka-Spiropalit: Zgërdhiu ti zgërdhiu

20:31 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, qeverinë për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u shoqërua nga Policia.




Me ton ironizues ai thotë se shteti vrapoi për të fshehur vrasjen, ashtu siç ka bërë me rastin e Klodian Rashën.

Teksa flet për vdekjen e Kurtit, Noka i kthehet Elisa Spiropalit duke i thënë se 5 mln eurot e doganave do i dalin prej hundësh. Më pas fjalën në Kuvend e mori ministri i Mbrojtjes, Niko Pelehsi, i cili i replikoi akuzave të Nokës.

Duke i kërkuar mos të abuzojë me qytetarinë dhe edukatën, Peleshi i tha Nokës se PS nuk përdor fjalor denigrues si PD-ja.

Pjesë nga debati

Flamur Noka:U vra një qytetar këtij vendi. Me vrap shteti, ky horri Ardi Veliu për të fshehur siç bëri me Rashën, me vrap për ta fshehur vrasjen. Ka shkuar i vdekur në spital. I vdekur, i vrarë nga policia. Është vrasje, e ka vrarë shteti, e keni vrarë ju. Ju siguroj protestat do t’ju fshijnë. Çdo shqiptari i ka ardhur në majë të hundës.

Zgërdhiu ti, zgërdhiu, 5 mln eurot e doganës do të dalën prej hundësh.

Niko Peleshi: Ju këtu akuzoni pa kufi. Natyrisht jeni në opozitë. Nuk mund të abuzoni me qytetarinë. Nuk mund të thoja Flamur ato që nxjerr ti nga goja. Unë nuk e bëj dot, Elisa nuk e bën dot të përdorë një fjalor të tillë ndaj jush. Mos mendoni se merrni epërsi me këtë fjalor. Në Shqipëri çdo parti janë të orientuara nga perëndimi, na e hoqët këtë avantazh me historinë e rublave.

Flamur Noka: Niko keqardhje. Ka filluar t’ju vejë në rresht Elisa. 3.7 terravat është prodhimi energjitik në Shqipëri. 3.1 është shpenzimi. Vjedhje, vjedhje, vjedhje. Hajdut, hajdut, hajdut asgjë tjetër, s’keni asnjë emër tjetër. Fshiheni jo Irani, jo Rusia. Ça lidhje ka Shqipëria me gazin rus? Është qeveria e PD-së që anashkaloi gazin rus dhe solli gazin e Azerbajxhanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.