AKTUALITET

Era deri 50 km/h shkakton probleme të mëdha në Vlorë dhe rrethinat e saj, banorët në terr. OSSH sqaron situatën

11:30 - 22.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OSSH njofton për probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike të qytetit të Vlorës dhe zonave rreth saj, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë zonën që prej mbrëmjes së djeshme.




Në njoftimin e OSSH bëhet me dije se probleme ka në zonat periferike të rrjetit 6kv (Linjat ajrore) të qytetit të Vlorës. Zona e Radhimës, Orikum, Llogara është stakuar energjia elektrike për efekt sigurie si pasojë e erës së fortë në zonë deri në 50km në orë për të mbrojtur pajisjet elektrike në nënstacion.

Njoftimi i plotë i OSSH Vlorë:

Informacion deri ne oren 10:00 nga Drejtoria Rajonale OSSH Vlore per situaten e furnizimit me energji elektrike si pasoj e eres se forte qe kemi dite e sotme, e cila na krijon probleme ne linjat ajrore. Te gjithe instutucionet e rendesise se vecante (Spitale, Hidrovore, Policia, Porti etj) furnizohen rregullisht me energji elektrike. Probleme kemi ne zonat periferike te rrjetit 6kv(Linjat ajrore)te qytetit te Vlores. Zona e Radhimes, Orikum, Llogara eshte stakuar enegjia elektrike per efekt sigurie si pasoj e eres se forte ne zone deri ne 50km ne ore per te mbrojtur pajisjet elektrike ne nenstacion. Agjensia Himare situata e qete perjashtuar 2-3 fshatra pa energji. Agjensia selenice situata pak me problematike zona smokthines pa energji dhe disa fshatra perrreth. Te gjithe punonjesit jan ne gatishmeri te plot me te riparuar te gjithe defektet. Gjate te oreve te mbasdites kushtet atmosferike priten te permisresohen dhe situata do te shkoj drejt normalizimit. Shpresojme ne mirkuptimin tuaj!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.