AKTUALITET

Mateo Salvini zbulon telefonatën me Metën

23:24 - 26.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka zbuluar telefonatën që ka pasur sot me Ilir Metën.




Në qendër të komunikimit të Salvinit me presidentin Meta, ka qenë situata politike në Shqipëri. “Kam dëgjuar edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një përplasje që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit.

Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë.

Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”, ka deklaruar Salvini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.