AKTUALITET

Mirela Karabina: Berisha të mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi

15:21 - 14.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës.




Reagimi

Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.

Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.